Shembull që duhet marrë! Gruaja gjen portofolin me paratë e fundit të një studenti dhe e dorëzon në polici

Një 53-vjeçare nga Ferizaj gjeti një kuletë me dokumente e para brenda, e pa u menduar aspak e dorëzoi menjëherë në polici.

Advertisements

Verifikimet treguan se portofoli i përkiste një student 25-vjeçar, i cili dhe u identifikua. Ka qenë një gëzim i madh për të fakti që mund t’i marrë mbrapsht dokumentet dhe paratë aq të nevojshme. Policia njoftoi se në kuletë kishte pasur 91 euro e 50 cent, të dorëzuara të paprekura.

53-vjeçarja ka marrë jo vetëm falenderimet e studentit, por edhe ato të vetë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, e cila e lavdëroi gruan për gjestin e saj human dhe shembull, siç thuhet në deklaratën e lëshuar me këtë rast.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIsh-banori i Big Brother rikthehet pas 11 vitesh në ekranin shqiptar, ja jeta e ‘shfrenuar’ luksoze që bën
Artikulli tjetërMoti i keq/ Rëndohet situata nga reshjet, deri tani janë përmbytur 200 shtëpi