“Rrënqethëse”/ Avioni me pasagjerë niset në fluturim më pas kthehet menjëherë në pistë, ja çfare u gjend brenda tij

Një avion i linjës “EgyptAir” i cili ishte nisur për në Moskë është detyruar të kthehej në Kajro të mërkurën pasdite pasi një mesazh kërcënues u gjet brenda tij.

Advertisements

Në një deklaratë të shpërndarë nga linja ajrore kryesore e Egjyptit avioni u kthye i sigurt në aeroportin ndërkombëtar të Kajros 22 minuta pasi ishte ngritur në qiell të hapur drejt Moskës.

Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar, kompania tha në një deklaratë se “mesazhi u gjet në një ulëse Airbus A220-300”, pa specifikuar përmbajtjen e tij.

Advertisements

“EgyptAir” tha se nuk e di se kush e ka shkruar mesazhin dhe se po merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLash Afrikën për Big Brother/ Moderatorja shqiptare flet për hyrjen në show: Nuk ngopem me…
Artikulli tjetërTronditet bota e futbollit/ Lojtari i PSG-së grabitet me dhunë nga një prostitutë