Regjisorja e njohur shqiptare ndërroi jetë në Ministrinë e Kulturës, policia e cilëson vdekje të dyshimtë, merret vendimi i menjëhershëm

Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘vdekje të dyshimtë’, vdekjen e regjisores së njohur kosovare, Burbuqe Berisha.Në raportin 24 orësh të policisë janë dhënë disa detaje rreth vdekjes së Berishës, e cila në momentet e fundit të jetës ndodhej në Ministrinë e Kulturës.

Advertisements

Sipas njoftimit, vdekjen e Burbuqes e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për autopsi.

“VDEKJE E DYSHUAR. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftim.

Advertisements

Varrimi i regjisores do bëhet gjatë ditës së sotme në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Burbuqe Berisha u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

Vdekja e saj ka tr onditur të gjithë komunitetin e artistëve në të dy anët e kufirit, ku nuk kanë munguar homazhet e shumta edhe nga personalitetet e njohura të ekranit e artit në Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama braktis Kuvendin, Basha habit me fjalët: Shko qetësohu në dhomën ngjitur dhe shiko cilësinë miellit
Artikulli tjetërSkandali me me formularin “Prindi 1” dhe “Prindi 2”/ Gazetarja refuzon ta plotësojë, ja çfarë ndodhi në kopësht