Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje mbrëmjen e djeshme me aktivistin Adriatik Lapaj, teksa ky i fundit i nxori një video të 8 viteve më parë, kur vetë socialisti thoshte se do të hiqte TVSH-në për ushqimet.
Advertisements
Rama pranoi që ky premtim nuk mund të mbahet, pasi sipas tij ekonomia ka nevojë që të përtërihet, dhe për këtë duhet të gjenerojë para. Situata u nxeh paksa teksa Lapaj i kujtoi Ramës një thënie të Çurçillit, për politikanët dhe gënjeshtrat.
“Ne do ti bëjmë zero taksat e ushqimeve për popullin”, thoshte Rama 8 vite më parë, në audion e nxjerrë në studio nga Lapaj.
Advertisements
Debati i plotë:
Rama: Meqë vure atë audione para 8 viteve kur ne ishim akoma në opozitë, ndërkohë që ka eksperiencë dhe prova. Ne jemi vendi që kemi më shumë prdukte të përjashtuara nga TVSH, ka shumë përjashtime nga TVSH-ja në Shqipëri
Lapaj: Buka që është kryesorja nuk është
Rama: Një minutë mor një minutë, se ka arsye. Qëllimi ynë kryesor është që të mos mbesim në rishpërndarjen e të ardhurave që mbetet po ajo dhe nuk rritemi dot, por të rrisim produktivitetin. Po nuk e bëmë këtë ne nuk mund të ecim përpara, dhe riqarkullojmë paranë në një qarkull vicioz. Çurçili thotë që mendim nuk ndryshojnë vetëm budallenjtë
Lapaj: Çurçilli thotë dhe një gjë tjetër, që nuk kam parë asnjë politikan që të konsumojë gënjeshtra dhe të bëhet me dhimbje stomaku
Rama: Një sekondë, një sekondë, kur të dilni atje poshtë citojeni si të doni, me mua je këtu përballë
Çani: Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë
Rama: Kur të dilni atje shani si të doni, kurse këtu mua në sy gënjeshtar nuk më quan dot. Unë nuk jam politikan
Lapaj: Unë kam qenë 7 vjeç kur ke qenë ti kryeministër, ti je në moshën e babait tim, dhe ata që janë në moshën e babait tim i dua shumë
Rama: Unë kam respekt për ty, por kur hyre këtu mu kujtove që angazhohesh me çështjet e turizmit, për nxjerrjen e gomave nga deti
Çani: E sheh që nuk je më i qetë, të ka hipur pak damari
Rama: E kam problem këtë historinë, politikanët, politikanët
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!