Njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në fazën e fundit të miratimit në dhomën e landeve të Gjermanisë. Lajmi ëështë bërë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë një replike me një komentues në Facebook, për lmjediset e reja të DPSHTRR në Fushë Prezë, Tiranë.
Advertisements
“Më mirë të ishin të shkatërruara nga jashtë dhe të forta nga brenda, sesa kështu, ku u bëni ambiente luksoze, por të mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo t’u japësh ushqim shpirtëror kokëbosheve që të ndjekin. Në fund të fundit nuk ke shumë faj. Ata që të kanë vënë dhe mbajnë aty ku je, kështu ta kërkojnë ta luash pjesën”, shkruan një komentues.
“Kush merr shërbime sot në institucionet e Drejtorisë së Transporteve e di mirë se nuk të mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse shërbimet kalojnë përmes sistemeve digjitale që nuk njohin as militantë as kushërinj! Dhe kaq e vërtetë është kjo, sa që e provon fakti që procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, gjë që as nuk mendohej dot deri disa vite më parë, sot është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë! Sharjet e përqeshjet nuk janë argumenta”, i përgjigjet Rama qytetarit..
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!