Policia Durrës me njoftim të pazakontë: Është vrarë një qen në rrugë! Po bëjmë maksimumin për të zbardhur ngjarjen

Policia e Durrësit është angazhuar plotësisht në zbardhjen e një ngjarjeje që ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin bregdetar.

Advertisements

Përmes një njoftimi për shtyp, blutë e Durrësit thonë se janë vënë në dijeni për “vrasjen e një qeni në rrugë”, si dhe janë angazhuar për ta zbardhur si ngjarje.

“Ju garantojmë se nga ana e Policisë së Durrësit, do të vleresohet maksimalisht kjo ngjarje”, thotë Policia në Facebook, ndërsa është e paqartë se përse vrasja e një qeni ka marrë një rëndësi kaq të madhe.

Advertisements

Nuk përjashtohet mundësia që qeni të mos jetë endacak, dhe të jetë vrarë me armë zjarri, por rrethanat mbeten ende mister.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Sot me datën 24.10.2021, Komisariati i Policisë Durrës ështe vënë në dijeni se më datën 22.10.2021, është vrarë një qen në rrugë.

Për këtë ngjarje është marrë kallëzimi dhe Policia e Durrësit është duke e hetuar rastin, në bazë të kallëzimit të marrë dhe sipas pretendimit të ngritur.

Policia e Durrësit është duke ushtruar dëtyren per te bere te mundur sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje per te bere te mundur zbulimin e saj.

Ju garantojme se nga ana e Policise se Durresit, do te vleresohet maksimalisht kjo ngjarje.

Duke ju falenderuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kalçeto dhe pishinë”/ Pamje brenda vilës së Nazmi Çangut! Vajza e biznesmenit rrëfen orët e tmerrit gjatë grabitjes: Babain e pashë me gjak, mendova se kishte vdekur
Artikulli tjetërIronitë e hidhura të Elvis Pupës ndaj ish-kolegëve e televizionit nuk kanë fund, ç’fshihet pas sulmeve nga Amerika të aktorit