“Po mendojmë të fshijmë Facebook”/ Çfarë po ndodh? Revolucioni i Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg po planifikon një revolucion të vërtetë, në prag të mbledhjes vjetore të kompanisë së tij. Sipas medias amerikane, “The Verge”, themeluesi i Facebook po mendon të fshijë pikërisht këtë fjalë dhe të ribrandojë kompaninë.

Advertisements

Arsyeja, sipas burimeve që citon “The Verge”, është fakti që Facebook është bërë sinonim me lajmet e rreme, dezinformimin dhe përhapjen e urrejtjes online.

Konferenca vjetore është parashikuar të organizohet më 28 tetor, por ky plan i Zuckerberg mund të bëhet publik edhe më herët. Ndryshimi do të bënte që logo blu e Facebook të spostohet poshtë, mes shumë shërbimeve që kompania mëmë ofron, si Instagram, WhatsApp, Oculus, e të tjera.

Advertisements

Më herët, vetë Zukcerberg ka pranuar se kompania e tij në të ardhmen do të shihet më tepër si ofruese e shërbimeve të realitetit virtual, dhe jo vetëm të mediave sociale. Për të konkretizuar këtë objektiv, Facebook ka deklaruar se do të punësojë 10 mijë persona në Europë për të ndërtuar atë që është quajtur “bota online”.

Ky vendim duket se përbën një ndryshim rrënjësor kursi nga Zuckerberg, pasi Facebook është një prej brandeve më të njohur në planet dhe në të kaluarën, ai ka qenë gjithmonë i interesuar që ta fuqizonte atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOSHEE bën njoftimin: Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë, ja për çfarë arsye
Artikulli tjetërE rëndë/ Gruaja màsàkrohet me thíkë, djali merr policinë në telefon më pas zhduket…