Një shqiptar 32-vjeç ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Itali. I riu jetonte në Lonato dhe në momentin që u aksidentua ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën tip “Audi” kur u përplas me një kamion.
Advertisements
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i shqiptarit, që më pas është gjendur përballë kamionit duke mos pasur mundësi reagimi për të shmangur fatalitetin.
Advertisements
Mediat italiane kanë nxjerrë edhe foton e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident. Ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në Itali.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!