Personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, nga kjo datë do t’ju lejohet udhëtimi dhe vizita në SHBA

Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se qytetarët e vendeve tjera që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, nga 8 nëntori do t’ju lejohet hyrja apo vizita në Shtetet e Bashkuara.

Advertisements

Kjo nënkupton shfuqizimin e shumicës së masave kufizuese, që kanë qenë në fuqi si rezultat i pandemisë së coronavirusit – dhe që preknin pasagjerët e vendeve tjera, transmeton Telegrafi.

Kufizimet ishin vënë nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e mbetën në fuqi edhe nga administrata e presidentit aktual Joe Biden.

Advertisements

Megjithatë, për të hyrë në SHBA akoma do të nevojitet testi negativ i COVID-19. Ky rregull vlenë edhe për shtetasit amerikanë që vijnë nga vendet e tjera.

E aviokompanitë amerikane që janë goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit, kanë përshëndetur vendimin e Shtëpisë së Bardhë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Më le për një ku*vë’/ Publikohen fotot e modeles me të cilën Ikardi tradhëtoi Uanda Narën
Artikulli tjetër” Ma shpife, gjynah që je femër”/ Degradon debati mes Adës dhe Alvisës