Në vend po vijon moti i kthjellët falë presionit të lartë atmosferik e po kështu parashikohet edhe dita e premte. Orët me diell do të jenë mbizotëruese si dhe vranësira të lehta kalimtare kryesisht në juglindje.
Advertisements
Gjatë mëngjesit nuk do të mungojnë mjegullina dhe vesa. Era do të fryjë me drejtim verilindje e juglindje e lehtë e përkohësisht në mesditë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 1 deri 2 ballë. Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme:
– në zona malore 1 deri 16 °C;
Advertisements
– në zona e ulëta 5 deri 24 °C;
– në zona bregdetare 9 deri 23 °C.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!