Më në fund! Policia vë në pranga ‘terrorin’ e fëmijëve shqiptarë, i ngacmonte me materiale p*rnografike

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

Advertisements

Në komunikatën e lëshuar për media i dyshuari identifikohet si shtetas i Kosovës, me inicialet I.G.

“Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë”, thuhet në komunikatë.

Advertisements

Në cilësinë e provave, policia tha se ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.

Po ashtu u bë e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje deri në 48 orë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje spektakolare vijnë nga “NASA”, shikoni si duket Shqipëria nga hapësira (VIDEO)
Artikulli tjetërKujdes! Pamje të rënda/ Trupi i zhveshur i Jan Prengës tërhiqet zvarrë në oborrin e resortit, momenti kur rrëmbyesit dalin pa maska (VIDEO)