Ndeshja vendimtare ndaj Polonisë, UEFA sjell në Tiranë një nga arbitrat më të mirë në botë

Ditën e martë në orën 20:45 Shqipëria do të përballet në “Air Albania” me Poloninë, në një sfidë që me shumë gjasë do të vendosë ekipin që do të kalojë në “Play Off”.

Advertisements

UEFA ka vendosur që arbitër kryesor në këtë sfidë të jetë francezi Clement Turpin, një nga më të mirët në botë, që sezonin e kaluar vendosi drejtësi në sfidën finale të Europa League mes Villareal dhe Manchester United, e fituar nga spanjollët me penallti.

Atij do t’i vijnë në ndihmë bashkombasit e tij: Danos, Gringore dhe Bouqet, ndërsa në VAR do të jenë Jeroma Brisard dhe Amaury Delerue.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlarmi i shkenctarëve/ Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital! Do dalin jashtë funksionit edhe satelitët
Artikulli tjetër‘Basha më ka bërë bllok’/ Eksperti gjerman: Kreu i PD-së në Europë vinte vetëm për foto, ja skandalet e tij