“Na u bo veni krejt m*t e sh*rrë”, ujërat e zeza vështirësojnë jetesën për banorët e Elbasanit: Ku ti çoj fëmijët?(Video)

Një situatë tepër shqetësuese paraqitet për banorët e lagjes Emin Matraxhiu në Elbasan, aty ku jo vetëm mbeturinat por edhe kanalizimet e hapura të ujërave të zeza e bëjnë tepër të vështirë jetesën.

Advertisements

Banorët kanë një jetë që bashkëjetojnë me ujërat e zeza dhe ndotjen dhe ndihen të pashpresë që dikush do vërë dorë për ta, pasi sipas tyre politikanët vijnë vetëm për zgjedhje.

Lagja mbizotërohet nga banorë të moshuar dhe ata të komunitetit rom, gjë e cila bën që kërkesa e llogarisë ndaj autoriteteve të jetë shumë e vogël.

Advertisements

“Ata thonë se është bërë e modes që pushtetarët shfaqen vetëm për fushatë zgjedhore, dhe më pas nuk vijnë më. Ata që kna mbetur janë kryesisht të moshuarit dhe familjet e komunitetit rom, prandaj dhe kërkesa ndaj pushtetit lokal nuk është e madhe. Fëmijët luajnë aty dhe thithin ajrin e kanalizimit të ujërave të zeza që janë shumë pranë. Sa herë ka reshje dhe mbushet ky përrua, reflektohet më pas në shpërndarje në të gjithë zonën, duke e bërë tepër të vështire lëvizjen për banorët,” raportoi gazetarja e Fax News, Entela Duka.

Pjesë nga ankesat e banorëve:

Banori 1: Kanalizimi i ujërave të zeza është shqetësim i madh. Na shqetësojnë shumë ujërat e zeza. S’kemi mall të pimë një kafe te korridori. Ça të bëjmë.

Banorja: Njerëzit vijnë e shajnë e pështyjnë. Thonë e dimë vetë ku i hedhim mbeturinat. Edhe ujërat e zeza janë problem. Aty ke në nuk i hedhin as në përrua. Na u bo veni me m*t e me sh*rrë. Vje era sa nuk mund kalosh. Ça të bëjmë, ku të shkojmë. Fëmijët u sëmurën . Ku ti çoj? Gocën e pata sëmurë nga era. Kur bie shi del uji rrugës. Vje te dera e shtëpisë. Ke Bashkia nuk kemi shku. Nuk kemi ça bëjmë. Gjithë ditën rrinë ke plenat, ku të shkojë çuni. Me ato erna. I kërkojmë bashkisë ndërtim rruge. Ata nuk vijnë.

Banori 2: Ka shumë kohë, që në 90, dhe nuk ka për t’u zgjidhur kurrë. Era është shumë e rëndë, ka shumë muskonja dhe miza. Është shumë shqetësuese për banorët. Janë bërë kërkesa. E mira është që të rregullohet siç është bërë krahu matanë. Pse nuk paskamundësi bashkia të vërë dorë këtu?! Nuk jap dot shpjegim pse nuk merren masa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShokohen mjekët, gjejnë në stomakun e pacientin 1 kg vida dhe gozhdë(Foto)
Artikulli tjetërSindi Loci plas bombën për autoren e Për’Puthen, i publikon bisedën e regjistruar(Video)