200 shtëpi mësohet se janë përmbytur në Greqi, pas reshjeve të dendura që kanë pushtuar vendin ditët e fundit.
Advertisements
Mediat vendase raportuan se shiu ka nxjerrë nga shtrati lumenj dhe përronj, duke përmbytur rrugët dhe disa banesa.
Ndersa autoritetet lokale kanë bërë me dije se për pasojë 4 banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Advertisements
Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!