Mes lotësh, aktorja tropojane, Arjola Demiri tregon se për gjashtë vite u tradhtua nga bashkëshorti

Të radhës që po i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother vip janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.

Advertisements

Mes shumë çështjesh, aktorja me prejardhje nga Tropoja iu rikthye sërish historisë me tashmë ish-bashkëshortin e saj.

Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa theksoi se dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.

Advertisements

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.

Arjola më te tregoi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, meqë sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

Gjithashtu zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërkohë që tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, vazhdoi më tej ajo.

Arjola ndan tre fëmijë me ish-burrin, të cilin nuk e ka bërë publikë asnjëherë. /Telegrafi/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh!? Fifi dhe Graniti nuk ndahen, dyshja filmohen në momente private në dhomën e gjumit
Artikulli tjetërAlarmi i shkenctarëve/ Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital! Do dalin jashtë funksionit edhe satelitët