‘Më vrave djalin’/ Cili ishte shkaku i krimit të dyfishtë në Vlorë! Hapen dyert e mortit për xhaxha e nip…

Vetë Jorgji por dhe bashkëshortja e tij, që jetonin në Vlorë, e akuzonin shpesh 39-vjeçarin se ishte përgjegjës për aksidentin ku kishte ndërruar jetë djali i tyre, ndërkohë që i riu që nga ndodhia kishte një gjendje të rënduar psikologjike.

Advertisements

VLORË– Një ngjarje e ndodhur 10 vitë më parë në Greqi, ka qenë shkak për konfliktet e shpeshta mes Genc dhe Jorgji Koretës në Vlorë.

Vetë Jorgji por dhe bashkëshortja e tij, që jetonin në Vlorë, e akuzonin shpesh 39-vjeçarin se ishte përgjegjës për aksidentin ku kishte ndërruar jetë djali i tyre, ndërkohë që i riu që nga ndodhia kishte një gjendje të rënduar psikologjike.

Advertisements

Mesa duket edhe dje debati mes tyre ka nisur për të njëjtin shkak, e përfundoi me vrasjen e 64-vjeçarit Jorgji Koreta dhe më pas vetëvrasjen e 39-vjeçarit mbrëmjen e djeshme me armë gjahu.

Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta, e brenda kishte vetëm 2 fishekë. Ndërkohë që familjet kanë hapur dyert e mortit, në vendin e krimit vijojnë të jenë prezentë uniformat blu të Vlorës, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes familjeve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFundosja e gomones ku humbën jetën 3 fëmijë, momentet e ‘tmerrshme’ gjatë operacionit të shpëtimit (VIDEO)
Artikulli tjetërRama jep lajmin: Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ja ç’ndodh me procesin