Ministrja Ogerta Manastirliu është përplasur në seancën e sotme plenare me kreun e PD Lulzim Basha. Ka qenë Manastirliu që ka folur e para për pandeminë, e më vonë Basha kërkoi nga Qeveria që të kërkohet falje për jetët e humbura nga Covid.
Advertisements
Kreu i PD nuk përmendi me emër Manastirliun, por kjo e fundit mori fjalën nga kryetarja e Kuvendit dhe sulmoi opozitën, duke thënë se “vd ekjen e kanë kthyer në referen në 18 muajt e pandemisë”, shkruan newsbomb.al.
Manastirliu: E keni kthyer vde kjen në referen. Keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj pse këmbëngulni me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte. Ashtu si shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqiëpria i ka dalë edhe ndërkombtërisht të fitojë betejën e Covid-19.
Advertisements
Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër me akuza shterpë të kësaj politike pa dinë dhe imam.
Mos fërkoni barkun ku ka një vaksinë më pak. Të bashkohemi që këtë betejë ta bëjmë ashtu siç duhet. Mos flisni për vdekje të fshehura, për të tundur më pas statistikat që merrni nga institucionet shtetëore. Nëse do ishin të fshehura nuk kishte si të binin në duart tuaja.
*Manastirliut i ndërpirtet fjala sepse i mbaron koha. Lulzim Basha shkon në foltore, shfaqet garada.
Lulzim Basha: Zona Nikolla, unë e kuptoj që je mësuar të marrësh komanda dhe urdha me buton. Kjo nuk është mbeldhje e PS, as mbledhje oligarkësh. Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore, por ka disa rregulla.
Ajo s’kishte pse të dilte se askush nuk i përmendi emri. Jeni të gjithë me regji qëndrore. Ju dhe hajdutët pas jush. Ajo regji qëndrore që ju mban në këmbë. Gjysma prej jush nuk do ishin këtu.
(Dikush nga deputetët e PS i ndërhyn) *Se ku do isha unë, ta tregoj unë ty. Po gjysma prej jush s’do ishin këtu. Se ku do isha unë të tregoj unë ty.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!