Edi Paloka reagoi pas deklaratës së fortë të Lulzim Bashës, i cili tha sot se e mbështesin 95% e demokratëve që të vijojë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi.
Advertisements
Paloka i kërkon Bashës që të kërkojë votëbesimin e demokratëve në mënyrë që të ndalet përçarja e opozitës.
Postimi i plotë:
Advertisements
Lul!
Nëse ke bindjen se 95% e demokratëvde të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejt dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përcarjen që po thellohet cdo ditë e më shujmë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit!
Nëse 51% e jo 95% e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën!
Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokratëve. Vota e atyre që përfaqësojnë duhet të vendosë për të gjithë ne!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!