Topi i artë ka prodhuar gjithmonë debat mbi fituesin e mundshëm. Një foto e dalë sot ka bërë namim në rrjetet sociale pasi zbulon emrin e lojtarit që do ta fitojë.
Advertisements
TOPI I ARTE
Në foto duket qartë emri i Robert Levandovskit si fituesi për këtë vit i çmimit prestigjioz. Sulmuesi i Bayern Mynih ka qenë i pandalshëm përgjatë këtyre viteve, duke fituar gjithçka në nivel klubesh, ku bie në sy tripleta e fituar me Bajernin në sezonin 2019-2020. Sezonin e kaluar polaku theu rekordin e Gerd Myler në Bundesligë, duke shënuar 41 gola.
Advertisements
Nuk dihet nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, por nuk është hera e parë që dalin foto mbi këtë ngjarje. Edhe në 2018-ën disa ditë përpara eventit, u publikua një foto me Luka Modriç në vendin e parë, i cili e fitoi në fund.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!