‘Lirojeni, bimët narkotike i mbolla unë’/ Nipi shpëton dajën nga burgu

Dëshmia e nipit, ka qenë kyçe për lirimin e Alim Abazit, 60-vjeçarit i cili që prej 9 gushtit ishte arrestuar për kultivimin e 54 rrënjëve “cannabis sativa” në Qafen e Soronesë, Bashkia Konispol.

Advertisements

Nipi Sabri Muçaj, edhe ky i arrestuar në një ditë me dajën, ka deklaruar se Abazi është i pafajshëm, pasi drogën e kishte mbjellë ai, në tokën e shtetit, shumë pranë stanit të 60-vjeçarit. Muçaj, rrëfeu se shfrytëzonte momentin kur daja i tij largohej me bagëti në kullotë dhe pastaj shkonte për t’u shërbyer bimëve narkotike.

Përsa i përket bimëve narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes, ato bimë i kam kultivuar unë dhe nuk ka dijeni asnjë person tjetër. Duke qenë se nuk ishim në tokën e dajos tim, e kam mohuar deri në këtë fazë fajësinë për veten time me idenë se do t’i shmangesha përgjegjësisë penale.

Advertisements

Por sot deklaroj se këto bimë më përkasin mua dhe asnjë shtetasi tjetër. Bimët narkotike ishin mbjellur në tokë “shtet”. Dajoja im nuk ka dijeni e lidhje me këtë ngjarje” ka deklaruar Mucaj.Nisur nga kjo dëshmi, gjyqtari Fatmir Ndreu ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje dy herë në muaj” dhe garanci pasurore 500 mijë lekë të reja ndaj 60-vjeçarit me qëllim për të siguruar moslargimin e tij deri në përfundim të gjykimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e shtunë, 30 tetor 2021
Artikulli tjetërSurprizojnë vajzat me zgjedhjet e reja, ja me kë do të dalin në “Përputhen”