Lash Afrikën për Big Brother/ Moderatorja shqiptare flet për hyrjen në show: Nuk ngopem me…

Moderatorja Einxhel Shkira është një ndër vajzat që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme. Blogerja njihej me një pjesë të mirë të konkurrentëve të tjerë nga jashtë shtëpisë.

Advertisements

Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP”. Më herët ajo ka treguar që ishte shpërngulur në Afrikë, sepse po punonte me një projekt shumë të rëndësishëm për të, por nuk dha detaje.

Megjithatë, pas ftesës së “Big Brother VIP” Einxhel vendosi që të hiqte dorë edhe nga Afrika.

Advertisements

“Jam tip jo aventurier, por kur ngopem me një gjë, kërkoj një gjë tjetër. Për shembull, para se të vija këtu, isha në Afrikë, Faktikisht tani duhet të ikja në Afrikë, por ‘Vëllai i Madh’ më bëri të kthehesha. Në Afrikën Perëndimore. Me punë, me kompani. Një eksperiencë e re me e pa botën pak më ndryshe.

Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Kur rri aty e shikon botën me një sy tjetër. Tani e kuptoj që jemi njerëz që merremi me gjëra që s’kanë pikën e vlerës. Ata s’kanë asgjë, por janë njerëz shumë më pozitivë se ne. Të japin energji pozitive. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë”,- tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Merr fund ecuria pozitive në Kosovë, regjistrohen humbje jete! Ja njoftimi i MSH
Artikulli tjetër“Rrënqethëse”/ Avioni me pasagjerë niset në fluturim më pas kthehet menjëherë në pistë, ja çfare u gjend brenda tij