COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,559 testime, 650 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 482 të shëruar në 24 orët e fundit
Advertisements
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Advertisements
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 650 qytetarë, në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër,
17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë,
3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.
Janë 7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë:
një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 650
Të shëruar në 24 orë 482
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3,559
Testime totale 1,289,520
Raste pozitive 182,610
Raste të shëruara 172,464
Raste Aktive 7,258
Humbje jete 2,888
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3703
Fier 867
Durrës 720
Shkodër 465
Elbasan 305
Gjirokastër 226
Korçë 191
Lezhë 191
Vlorë 204
Berat 174
Kukës 142
Dibër 70
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!