Lajmi fundit/ Sërish zjarr në zonën e Astirit, humb jetën një person

Një 69-vjeçare ka humbur jetën sot në Tiranë si pasojë e një zjarri që ra në banesën e saj.

Advertisements

Policia njofton se në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, ka rënë zjarr dhe për pasojë e moshuara L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vde kjes.

Advertisements

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është e reja shqiptare, pjesë e kompanisë “Meta” (emri)
Artikulli tjetërRënie e ndjeshme e Euros/ Bursa dhe këmbimi valutor, 31 tetor 2021