Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nga dje janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me një ditë më parë ku ishin 16 raste me COVID-19, vërehet rritje e numrit të infektimeve.
Advertisements
Raste të vde kjeve nuk janë regjistruar, ndërsa janë shëruar 25 pacientë. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të gati 2 mijë mostrave.
“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.
Advertisements
Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në njoftimin e MSh’së.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!