E FUNDIT/ Ndërron jetë shqiptarja, familjarët ja ‘ngjesin’ fajin vaksinës anti-Covid

Një femër pa shenja jete është gjetur sot në Malishevë, teksa familjarët e saj dyshojnë se ajo ka humbur jeten pasi është vaksinuar kundër COVID-19.

Advertisements

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gja kovës, Nysret Gjurkaj tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

“Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femër pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth humbjes se jetes por në kontakt me familjarët e saj të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar mund të jetë vaksina Anti Covid-19 të cilën ajo e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, deklaroi ai.

Advertisements

Gjurkaj tha se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i kr imeve të rënda ku me urdhër te tij rasti cilësohet si me lartë dhe trupi i pa jetë i saj merret nga instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e nesërme, 8 tetor 2021
Artikulli tjetërEdith Harxhi bën paralajmërimin e fortë: Lulzim Basha do të japë dorëheqjen brenda pak ditësh!