Lajmi fundit/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr njoftimin, ja çfarë ndodh në Kosovë gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit. Nga 2.072 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 20 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Advertisements

Janë shëruar 31 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.256 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Advertisements

26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

-Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

-Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

-Në total numri i rasteve aktive është 427.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGrabitësi i veshur sportiv zbërthen bravat/ Publikohen pamjet e grabitjes në banesën e Nazmi Çangut
Artikulli tjetërKërkohen 1000 shoferë taksie me rrogë 6 mijë euro në muaj