Një aksi dent rrugor ka ndodhur pak më parë në Pogradec.
Advertisements
Policia njofton se një makinë ka dalë nga rruga, duke pla gosur drejtuesin dhe dy të rinj.
Gazetarja Lorena Korda raporton për “BalkanWeb” se drejtuesi i mjetit dhe 30-vjeçarja ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Advertisements
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dë mtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!