Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re prokurorja e njohur shqiptare (EMRI+FOTO)

Ndahet nga jeta në moshë të re prokurorja e Elbasanit Erida Kokonozi. Lajmin e bën me dije dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili në një reagim zyrtar ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të prokurores, teksa bën me dije se ajo vuante nga një sëmundje prej disa kohësh.

Advertisements

REAGIMI I PLOTE I KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.

Advertisements

Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë.

U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Publikohen shifrat në Kosovë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetërTërmeti sot në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet, 16 banesa të dëmtuara