Eksperti për analizimin e të dhënave online Blerim Gjeladini ka deklaruar mbrëmjen e sotme se momentalisht Sali Berisha është në kryesimin e listës së politikanëve shqiptare më të pëlqyer.
Advertisements
Sipas Gjeladinit, Berisha ka kaluar aktualisht edhe kryeministrin Rama. Gjeladini më tej deklaroi se Berisha ka më shumë mbështetje të grave dhe të rinjve, ndërsa Basha ka më shumë mbështetje të moshës 51 deri 60 vjeç.
Kukësi dhe qytetet e veriut pëlqejnë më shumë ish-Kryeministrin, ndërsa Gjirokastra, Korça dhe Vlora pëlqejnë më shumë Bashën.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Blerim Gjeladini: Hera e parë në histori që Sali Berisha ishte në Top List e kaloi dhe kryeministrin Rama me pëlqime.
Fevziu: Prandaj ka filluar Rama lëviz? Se i ikën vëmendja. Tani do fillojë të zihet prapë në Facebook.
Blerim Gjeladini: Basha rezulton 36.2% ndërs Berisha 63.&% Berisha. Këta janë individë që kanë bërë reagime vetëm në PD. Nga matjet që kemi bërë kemi dhe të lëkundur. Si mbështetje gjinore, Berisha ka mbështetjen më të madhe nga femrat. Basha ka mbështetjen e madhe të moshës së madhe. 51 deri 60 vjecc e ka Basha. Të rinjtë i ka Sali Berisha. Berisha ka kryesisht beqarët, të rinjtë. Ndërsa Basha ka gratë, Korcca dhe Gjirokatsra. Në Tiranë, 65 për Berishën, 35.93 për Bashën. Lezha 72, 27 Basha. Kukësi bën diferencën e madhe, 77.2%, përfshin dhe Tropojën. Edhe Dibra është e lartë. Mbështetjen më të ulët Berisha e ka në Gjirokastër, në Elbasan, në Vlorë, Korccë, e ka të ulët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!