Kujdes, makina inteligjente ju vëzhgon! Ç’ndodhi në rrugët e vendit gjatë orëve të natës(Video)

Policia e Shtetit ka shtuar masat në kryeqytet, për të garantuar sigurinë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës.

Advertisements

Gjatë natës së kaluar janë ushtruar kontrolle me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve, janë konstatuar 193 shkelje për shpejtësi, që varionin nga 147 km/h deri në 158 km/h.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 193 shkelje për shpejtësi, që varionin nga 147 km/h deri në 158 km/h.

Nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative të dërguara në server rezultoi se 64 prej tyre ishin me masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 60 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Po gjatë verifikimit rezultoi 87 prej tyre, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 49 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit, duke ju uruar fundjavë të mbarë, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻♂🚔

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBiznesi i madh! Tarifat e energjisë janë dyfishuar, ja ç’do të ndodhë me të tjerët
Artikulli tjetërProva e re javore/ Ja çfarë duhet të bëjnë banorët për të siguruar buxhet maksimal