Mbrëmjen e djeshme shpër theu një skandal i vërtetë në Itali ku shkak u bë një status nga llogaria e futbollistit të Romës, Eldor Shomurodov.
Advertisements
26-vjeçari sulmoi në “Twitter”, futbollistin Xhosh Kavalli pasi ky i fundit pranoi se ishte homose*sual duke thyer një tabu në Australi. Sulmuesi i verdhekuqve reagoi ashpër në “Twitter” duke shkruar: “Jam futbollist dhe nuk jam dakord me këtë gjë.
Advertisements
Nuk është e rehatshme. Imagjinoni fëmijët tuaj duke luajtur futboll me homose*sualë. Pse njerëzit e pranojnë këtë si normale. Burrat për gratë dhe gratë për burrat”.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Romës duke bërë një deklarate ku pretendon se llogaria nuk është e lojtarit, por është e rreme.
“Klubi ka të nevojshme të sqarojë se deklarata e publikuar mbrëmë në emër të Eldor Shomurodov nuk është bërë nga lojtari pasi nuk ka një llogari në “Twitter. Kjo është postuar nga një llogari e rreme. Ai profil në asnjë mënyrë nuk reflekton ndjekësit real të lojtarit”, shkruhet në deklaratën e klubit verdhekuq.
The club feels it important to clarify that forward Eldor Shomurodov does not – and has never had – an official account on Twitter.
A recent tweet that has been erroneously attributed to him was posted from a fake account. That tweet in no way reflects the player’s true views.
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 28, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!