Keni rënie të flokëve? Ja 5 ushqimet që do ju vijnë në ndihmë për problemin tuaj

Humbja e flokëve nuk është një proces i pazakontë e sidomos me kalimin e moshës Përgjegjës për këtë sipas mjekëve është një hormon i quajtur Dihidrotestosteroni (DHT) i ngjashëm me testosteronin që mendohet se kontribuon në humbjen e flokëve si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Advertisements

Trupi juaj shndërron në mënyrë të natyrshme rreth 5% të testosteronit që përmban në DHT duke përdorur një enzimë të quajtur 5-alfa reduktoza. I gjithë sekreti i flokëve të shëndetëshëm qëndron tek bllokimi i këtij procesi dhe prodhimi sa më i pakët i kësaj enzime. Ka disa ushqime që mendohet se e bëjnë këtë të cilat mund ti bëni shpejt pjesë të dietës tuaj. Në këtë artikull ju tregojmë pesë prej tyre.

Çaji jeshil
Shumë i njohur për vetitë e tij kuruese dhe pastruese, çaji jeshil është një shpëtim edhe për flokët tuaj. Një nga kimikatet kryesore të këtij çaji është përgjegjësi kryesor për rritjen dhe daljen e flokëve të rinj. Mjafton ta konsumoni ose të shpëlani flokët me të disa herë në javë.

Advertisements

Vaji i kokosit
Ky vaj i vecantë që vjen nga pema e kokosit mund të përdoret në shumë aspekte si në kuzhinë ashtu edhe për të trajtuar trupin e flokët. Duke qenë se përmban shumë yndyrna të mira dhe acid laurik, vaji i kokosit ndihmon kundër rënies së flokëve. Mjafton ta përdorni duke mssazhuar skalpin e kokës para se ta lani disa herë në javë.

Qepët
Në fakt këtu është antioksidanti i quajtur kuercetin që luan rolin kryesor kundër rënies së flokëve të cilën qepët e përmbajnë me shumicë. Të tjera fruta dhe perime që e përmbajnë me shumicë këtë enzimë janë spinaqi, lakra, mollët dhe frutat e pyllit.

Turmeriku
Një nga erëzat më kuruese të kuzhinës i vjen në ndihmë edhe flokëve. Studime kanë treguar se turmeriku arrin të ulë hormonet të cilat shkaktojnë rënien e flokëve ndaj mund të jetë një alternativë e mirë për ju.

Farat e kungullit
Simboli i vjeshtës kungulli, magjinë e tij e mban edhe tek farat e vogla e të shijshme. Kungulli është i pasur me zink, hekur, magnez dhe antioksidantë të tjerë që ndihmojnë në rritjen e shëndetëshme të flokut. Në një studim 24-javor ku morën pjesë 76 burra me probleme me flokët të gjithë ata që konsumuan vajin e farës së kungullit kishin përmirësim të flokëve. Pjesmarrësit që konsumuan nga 400 mg vaj çdo ditë kishin ndjeshëm më shumë rritje të flokëve sesa ata që merrnin një kurë tjetër për flokët. Ky vaj ka aftësinë që të ndalojë prodhimin e hormonit DHT që shkakton edhe humbjen e flokëve./AgroWeb.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Kërcënohet me jetë prokurorja shqiptare në SHBA: Po vijmë ku*vë”!
Artikulli tjetërI fundit! Emërohet Drejtori i ri i Tatimeve(Emri)