Jeruzalem, gjendet pas 2000 vitesh “thesari” i përmendur në Bibël

Në dekadat e fundit para shkatërrimit të Tempullit të Dytë, një hebre, ndoshta një pelegrin po ecte në rrugën që lidhte pishinën Shiloah në periferi të Jeruzalemit me Malin e Tempullit, shkruan The Jerusalem Post.

Advertisements

Për rastin e rëndësishëm, ai veshi rrobat dhe sendet e tij më të çmuara, duke përfshirë një unazë që mbante të gdhendur një gur ametist jargavan. Por unaza u prish, guri rrëshqiti në dysheme dhe më pas në kanalin nëntokësor. Rreth 2000 vite më vonë, guri u gjet nga disa vullnetarë gjatë kërkimeve arkeologjike në zonë.

Advertisements

Pasi e shqyrtuan atë, ekspertët zbuluan një surprizë tjetër: një bime të përmendur në Bibël, si dhe në burimet e mëvonshme hebraike dhe historike, si Qyteti i Davidit, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit dhe Autoriteti i Natyrës dhe Parqeve të Izraelit.

E njohur si “balsami i Galaadit”, bima u përdor për të prodhuar parfume, temjan dhe ilaçe. Kjo bimë tërhoqi vëmendjen e ekspertëve sepse ishte diçka e ndryshme nga çdo specie tjetër e gjetur ndonjëherë. Një histori e njohur në librin biblik tregon se si vëllezërit e shitën Jozefin te disa tregtarë ismaelitë që udhëtonin për në Egjipt. Karvani i tregtarëve ishte nga Galaadi dhe devetë po transportonin për në Egjipt balsam e mallra të tjera.

Ky tregim i shkurtër lë të nënkuptohet se balsami që vinte nga Galaadi ishte tepër i kërkuar në Lindjen e Mesme në lashtësi, pasi vlerësohej për vetitë e tij të veçanta shëruese. Balsami i Galaadit ishte një përbërës i parfumit të preferuar të Kleopatrës, mbretëreshës legjendare të Egjiptit.

“Ky është një zbulim i rëndësishëm sepse mund të jetë hera e parë që një vulë është zbuluar në të gjithë botën me një gdhendje të bimës së çmuar dhe të famshme, të cilën deri më tani ne mund ta lexonim vetëm në përshkrimet historike,” tha arkeologu Eli Shukron.

Guri oval, afërsisht 10 mm i gjatë dhe 5 mm i gjerë, gjithashtu përmban një zog, ndoshta një pëllumb. Ekspertët vunë në dukje se pema dhe pëllumbi mishëronin fat të mirë dhe sukses.

“Pëllumbi tregon gjithashtu një motiv pozitiv në botën helenistike, romake dhe hebraike,” tha Amorai-Stark. “Ai simbolizon pasurinë, lumturinë, mirësinë dhe suksesin.”

Sipas ekspertit, pronari i unazave ka të ngjarë të ishte një person i pasur./abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Alitalia” falimentoi, stjuardesat zhvishen në mes të sheshit në shenjë proteste (FOTO)
Artikulli tjetërE rëndë/ Aksident me vdekje në Lushnje