“Jam egoist”- Bjordi Mezini i jep fund historisë 5-vjeçare të dashurisë dhe kthehet në Shqipëri: Para se të krijoj familje, kam nevojë të …

Bjordi Mezini është një nga protagonistët më të komentuar të reality-show-t “Big Brother”, për historinë e veçantë të jetës dhe po ashtu lidhjen e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Advertisements

Pas shumë vitesh nga pjesëmarrja në atë spektakël, ai iu përkushtua punës si aktor me seriale televizive, duke bërë realitet ëndrrën e tij të hershme për t’iu dedikuar kinemasë.

Advertisements

Pas kthimit nga Italia dhe vendosjes në Tiranë pesë vite më parë, ai njohu një vajzë të panjohur në publik, e quajtur Jona Spahiu, e cila u bë e dashura e tij për 5 vite. Por duket se ndërkohë që ai kishte bërë edhe plan për martesë, marrëdhënia ka përfunduar për çiftin. Në fillim u kuptua që mes tyre ishin ftohur gjërat, pasi Bjordi kishte kohë që nuk postonte në “Instagram” foto me të dashurën.

Vetë Bjordi ishte diskret fillimisht për këtë histori, por vendosi ta jepte vetë lajmin duke postuar foto çift me Jonën ditën e Shën Valentinit. Në atë kohë, përveç angazhimit me lidhjen e tij, pas serialit “Kokrrat”, që i dha tjetër famë, ai po punonte si regjisor për një tjetër serial të ri që titullohej “Dopio”, një serial me tematikë historike.

Ndërkohë që këto vite ai ka pasur mjaft projekte në fushën e kinemasë , që ishte një nga pasionet e tij, ashtu siç e shprehu në “Big Brother”, kur ishte vetëm 20 vjeç. Po le të kthehemi te historia e dashurisë që duket se ka mbaruar.

Katër vite pas ndarjes nga jeta të moderatores, regjisori tregoi në një intervistë të fundit se e kujton shpesh Adelën, duke shtuar se ajo ka qenë një vajzë fantastike dhe ndanë së bashku një pjesë të mirë të jetës së tyre.

“E kujtoj shpeshherë me shumë afeksion. Kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, rrugët tona ishin ndarë. Ishim dy njerëz që ndamë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të rinj dhe gjërat ndryshojnë. E kujtoj shpesh, ka qenë e rëndësishme. Ishte një vajzë fantastike, nuk e mohoj dot”, tha ai, i ftuar në “Natën me Aulonën”.

Sa i përket jetës aktuale private, ai tha se ka shumë kohë që nuk gjuan, prej vitesh, del në club, por nuk flirton, i bën femrat ta gjuajnë. Ai zgjodhi të mos e komentonte marrëdhënien e tij aktuale, duke thënë se është e komplikuar, si çdo marrëdhënie tjetër, duke lënë të kuptohet se lidhja ka marrë fund. I pyetur për defektin më të madh që ka ai si njeri, në çift, tha se ishte egoist, duke thënë se të parat vë prioritetet e gjërat e veta, jo të partneres.

Regjisori i filmave u shpreh se ende nuk është gati për të krijuar një familje pasi “ka nevojë të vendosë disa gjëra në vijë”. E duke folur për këtë pjesë ai tha: “Në një lidhje jam egoist, kam edhe gjëra pozitive, e para punës jam i bukuri dheut (qesh). Jam i qetë, romantik. Në njëfarë mënyre jam gati për të krijuar familje, shpirtërisht, nuk më mungon asgjë. Por nuk kam kohë fizike. Jam në një fazë të çuditshme të jetës sime, kam nevojë të vendos disa gjëra në vijë përpara se të krijoj familje. Puna sigurisht ndikon, jo të gjithë e kuptojnë. Kërkon përkushtim nga një person, ky përkushtimi që kam për punën time më merr energji që do i vendosja diku tjetër”, u shpreh Bjordi Mezini.

Prej 5 vitesh, ai kishte këtë lidhje dashurie me Jona Spahiun, e cila ndiqte studimet në Austri. Megjithëse distanca nuk i lejonte të kalonin shumë kohë bashkë, Bjordi është shprehur në një tjetër intervistë në atë kohë se edhe një raport i tillë mund të jetë i shëndetshëm (edhe pse një pjesë e mirë e parave shkojnë për biletat e avionit): “Jam shumë rehat, e kam ndarë këtë pjesë. Ajo është një vajzë që më bën të ndiehem rehat – kjo është ajo që ndiej tani. Nuk kam shumë qejf të flas, është një gjë e imja dhe preferoj ta mbaj për vete, por çfarë mund të them është që kam gjetur një person që më bën të ndihem shumë mirë. Është jashtë showbiz-it, është një vajzë shumë e mirë….”, tha Bjordi për të dashurën.

Por duket se situata kandryshuar, aq sa tashmë ai nuk ka as dëshirë të përmendë vajzën në fjalë. Sa i përket karrierës, ai tashmë duket shumë i fokusuar si kineast. Para disa javësh u organizua në Tiranë një festë për promovimin e serialit me të ftuar VIP nga arti, politika, televizioni, mes të cilëve u pa dhe Bjordi, por jo thjesht si i ftuar.

Producenti Ermal Mamaqi, e nisi prezantimin e serialit “H.O.T” me një fjalim të shkurtër falenderues për të gjithë ata që kanë punuar në realizimin e këtij seriali. Më tej, ai zbuloi se seriali do të transmetohet në ekran në orën 20:00 dhe se që tani kanë nisur të punojnë për sezonin e dytë dhe të tretë: “Përshëndetja e parë shkon për Amin, faleminderit që më le të luaj këtë film (qesh)! Ami lexoi skenarin, bëri ndryshimet e veta dhe filmi u realizua. Shaka, okay. Atëherë, falenderimi i parë shkon për bashkëproducentin dhe mikun tim, Dritan Huqin. Faleminderit për të gjithë punën! Faleminderit dhe ideatorit dhe regjisorit të serialit tonë, Bjordi Mezinit, ish-banori më i komentuar i “Big Brother 2”.

Por Bjordi është regjisori i këtij seriali dhe duket se ky projekt i ka marrë dhe kohën, për të cilën foli më sipër. Ai shfaqej paksa i ndryshuar në këtë projekt të ri në kinema pas projektit të tij filmik “Kapiten Dinamo”.

Bjordi Mezini është një nga protagonistët më të komentuar të reality-show-t “Big Brother”, për historinë e veçantë të jetës dhe po ashtu lidhjen e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Pas shumë vitesh nga pjesëmarrja në atë spektakël, ai iu përkushtua punës si aktor dhe regjisor me seriale televizive, duke bërë realitet ëndrrën e tij të hershme për t’iu dedikuar kinemasë. Por gjërat ndryshuan edhe sa i takon jetës së tij sentimentale pas kthimit nga Italia dhe vendosjes në Tiranë.

Prej 5 vitesh, ai ishte në lidhje me një vajzë simpatike brune, lidhje që duket se ka martë fund. Paralelisht me deklarimin e lidhjes së tij para pesë vitesh, pas serialit “Kokrrat”, që i dha tjetër famë, ai po punoi si regjisor për një tjetër serial që titullohej “Dopio”.

Kujtojmë se projekti i ri ku ai bën pjesë “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja./Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDëbimi i ambasadorëve, Uashingtoni kërkon sqarime nga Turqia
Artikulli tjetërI dehur dhe me shpejtësi të “çmendur” në timon/ 33-vjeçari bie në prangat e policisë. Radarët e “bluve” kapin 244 shoferë duke shkelur rregullat