IGJEUM njofton si do jetë moti: Ja qarqet ku priten reshjet intensive

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme. Në gjithë vendin janë rikthyer reshjet e shiut. Sipas IGJEUM, reshjet më intensive do regjistrohen në Vlorë dhe Gjirokastër.

Advertisements

PARASHIKIMI I MOTIT

Sot pasdite (e enjte datë 07) dhe nesër (e premte datë 08) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Advertisements

Në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte datë 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 17 / 22 °C

-në vendet e ulëta: 16 / 20 °C

-në vendet malore: 9 / 15 °C

Era

Sot pasdite (e enjte datë 07) dhe nesër (e premte datë 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakManastirliu dhe Basha përplasen në Kuvend, kreu i PD shkon në foltore, ndërhyn Garda (PAMJET)
Artikulli tjetërSherr i madh në Big Brother Vip, çfarë ndodhi pas natës së parë në shtëpi