I ulur në shkallët e ministrisë bashkë me qenin, të riun në Tiranë “e gjen belaja”/ Ja çfarë ndodhi me të

Një 29-vjeçar është përballur me një situatë të pazakontë në Tiranë. Sipas asaj që raporton “Euronews Albania”, Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti dhe në një moment ishte ulur në shkallët e Ministrisë së Brendshme.

Advertisements

Teksa qëndronte i ulur aty, polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë, por i riu e ka kundërshtuar.

Më pas polici ka lajmëruar shefin e tijdhe 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku sipas pretendimit të policëve, ai i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.

Advertisements

Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Sipas gjykimit të shkurtuar i riu u dënua me 20 ditë burg, por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Çmendet’ Bitcoin, thyen një tjetër rekord që nga hedhja në treg 10 vite më parë
Artikulli tjetërLajmi fundit/ ‘Nami’ në Shqipëri nga Covid-19, ‘lumë’ rastesh të reja dhe vdekjesh në 24 orë