I fundit! U hodh nga kati i 3 për t’i shpëtuar flakëve, zbardhet identiteti i gruas që humbi jetën në Astir. Dyshohet se zjarri u vu nga i biri

Zbardhet identiteti i 62-vjeçares e cila humbi jetën sot në spital, pasi tentoi që t’i shpëtonte flakëve në apartamentin e saj, duke u hedhur nga kati i tretë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir.

Advertisements

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Hava Osmenajn, ndërkohë që i lënduar është djali i saj, Klodjan Osmenaj, i cili ndodhet në spital. Duke qenë se zjarri ka qenë i madh, gruaja e gjendur në këto kushte, është hedhur nga dritarja e banesës, por s’ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, Bezat raporton për ‘BW’ se djalin e kanë nxjerrë jashtë banorët nga apartamenti e kanë çuar në spital.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi thuhet se 36-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTràgjike në Astir! Zjarr në një apartament, një grua hidhet nga ballkoni dhe humb jetën, ka të lënduar të tjerë
Artikulli tjetërDetajet nga ngjarja në Astir/ Dëshmia e banorëve të pallatit: Djali ishte agresiv, mbrëmë bënë sherr