Dashi
Advertisements
Një moment i rëndësishëm për ndjenjat: ndryshime domethënëse po vijnë. Në frontin e punës, është koha për të ecur përpara. Ndoshta do të keni një takim të rëndësishëm në të ardhmen e afërt.
Demi
Advertisements
Duhet të sqaroni rrethanat mbi dashurinë: dijeni ama se, çfarëdo që të ndodhë, nuk jeni ju problemi. ‘Faji’ është i një personi që nuk është i bindur për atë që po bën. Për punën, tre muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për të përcaktuar një situatë dhe për të kuptuar se si të lëvizni dhe hapat që duhet të hidhni.
Binjakët
Në dashuri, këtë të shtunë 30 duket se ka pak lodhje, por edhe ca debate të vogla për të menaxhuar. Edhe në punë, dita nuk është më e mira: jeni nervozë dhe të lodhur.
Gaforrja
Afërdita do të kthehet në shenjën tuaj në javët në vijim dhe ky është një lajm i mrekullueshëm. Nëse jeni në një lidhje prej një kohe të gjatë, mund të gjeni pak qetësi tek partneri/ja juaj.
Luani
Në dashuri, duket se ka ardhur koha për të bërë disa sqarime. Ka nga ata që duhet të bëjnë një zgjedhje midis dy personave, kurse disa të tjerë, janë shumë të zemëruar me dikë. Në planin e biznesit, kjo është një kohë e shkëlqyer për të investuar.
Virgjëresha
Në dashuri ju këshilloj të jeni të kujdesshëm dhe të matur: fjalët mund të lëndojnë. Në planin e punës do të keni shumë për të bërë: situata astrale parashikon një ndryshim të rëndësishëm, mos e humbisni këtë shans.
Peshorja:
Ditë iniciative për ndjenjat, me Diellin që është në shenjën tuaj. Jeni pak nervozë për punën – po përpiqeni të zgjidhni shumë probleme njëherësh, por, a i dilet dot?
Akrepi
Hëna është e favorshme dhe nga 2 nëntori Venusi nuk do të jetë më në disfavorin tuaj. Ky është një lajm i shkëlqyer për ndjenjat. Në planin e punës, jeni pak konfuzë, por është normale: keni shumë për të bërë.
Shigjetari
Në dashuri jeni pak të shqetësuar. Ka ardhur koha për të kuptuar nëse do të ndryshoni apo jo jetën tuaj. Në frontin e punës, këtu ka shumë mundësi të reja. Punonjësit e pavarur duhet të shmangin komplikimet.
Bricjapi
Mëngjes pozitiv këtë të shtunë për dashurinë: mund të vijnë mundësi të mira. Mos i humbisni ato. Për sa i përket punës, kjo është një periudhë interesante, veçanërisht për të gjithë ata që kanë përjetuar një krizë muajt e fundit.
Ujori
Edhe për njerëzit e shenjës së Ujorit, kjo e shtunë duket të jetë një ditë e favorshme për ndjenjat. Nëse jeni vetëm prej një kohe të gjatë, do të keni mundësi të njihni njerëz të rinj. Në planin e punës keni shumë përgjegjësi: do të dëshironit të jeni më të lirë dhe të bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë.
Peshqit
Zemrat e vetmuara nuk duhet të kenë frikë dhe nuk duhet të mendojnë se janë të pafat vetëm e vetëm sepse kanë vënë bast me veten duke pasur pritshmëri tek njerëzit e gabuar. Në frontin e punës, nëse ka pasur ndonjë ngadalësim, tani mund të fillojmë përsëri të ecim përpara. /noa.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!