Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, Yuri Kim jep mesazhin e FUQISHËM: Kjo gjë të ndodhë para fundit të vitit 2021

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, ku kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit.

Advertisements

Ambasadorja e SHBA-ve ka ritheksuar dhe njëherë mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ambasadorja Kim publikon në “Twitter” mesazhin e tij, duke shkëputur deklaratën se angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë dhe se SHBA mbështet hapjen e neogociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit, e gjithashtu nismën “Ballkani i Hapur” dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal për të 6 vendet.

Advertisements

“Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Open Balkans (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BP) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal Shikoni dëshminë e DAS Escobar????”, shkruan ambasadorja amerikane.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkon për të grabitur, shqiptari vritet nga i zoti i banesës(FOTO)
Artikulli tjetërNuk ka të ndalur! Tërmeti godet Italinë, ja magnituda