Guvernatori i del kundër presidentit, nxjerr urdhrin që ndal që ndalon vaksinimin me detyrim në të gjithë shtetin!

Guvernatori Greg Abbott i shtetit jugperëndimor të Teksasit në SHBA, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën që ndalon vaksinimet e detyruara kundër Covid-19 në këtë shtet.

Advertisements

“Asnjë entitet në Teksas nuk mund të detyrojë asnjë individ që të bëjë vaksinën, përfshirë punonjës apo konsumatorë, që kundërshtojnë të vaksinohen për arsye personale, besim fetar, apo arsye mjekësore, përfshirë kur e kanë kaluar më parë COVID-19, “thuhet në urdhër.

Advertisements

Abbott është një nga disa guvernatorë republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë kundërshtuar nismat e presidentit Joe Biden për të frenuar pandeminë gati dyvjeçare, përfshirë moslejimin e zbatimit të udhëzimeve të qeverive lokale dhe shkollave për mbajtjen e detyrueshme të maskave.

“Vaksina COVID-19 është e sigurt, efektive dhe mbrojtja jonë më e mirë kundër virusit, por duhet të mbetet vullnetare dhe kurrë e detyruar”, tha Abbott.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Dëgjova klithma”/ Shqiptari gjen foshnjën e braktisur në një makinë dhe telefonon policinë, nuk do e besoni çfarë u gjend në bagazh
Artikulli tjetërBefason Andi Lila me deklaratën e tij! Ja çfarë thotë për një nga trajnerët më të mirë të botës, Jose Mourinho