Detektivja private Shkënda Lili zbuloi në emisionin “Opinion” se në zyrën e saj drejtohen burra dhe gra të cilët kërkojnë të përgjojnë apo kontrollojnë partnerët e tyre. Ajo tha se kryesisht gratë kërkojnë të vendosin përgjues në makinë, e madje nëse bashkëshorti mund të jetë në një dhomë hoteli, kërkojnë që detektivi të shkojë deri aty.
Advertisements
“Ne bëjmë investigim në terren. Gratë duan shumë gjëra, duan të përgjojnë telefonin, duan t’i shkosh dhe në dhomë nëse bashkëshorti mund të jetë në një dhomë hoteli. Këto janë gjëra që unë nuk i bëj”, tha Lili.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e vërtetë që instalojnë dhe përgjues në makina, Lili tha: “Po absolutisht. Nëse dikush është vetem në makinë dhe do kishte diçka tjetër është i lirshëm për të folur në makinë, Gratë, dhe burrat por sidomos gratë duan të degjojnë çfarë thotë partneri ne makine. Mund të vësh një përgjues që lidhet me baterinë e makinës, qe dhe po të vesh detektues nuk e dallon”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!