Lionel Messi ka qenë viktimë e një grabitjeje! Hajdutët kanë vjedhur mijëra stërlina në vlerë monetare dhe sende me vlerë. Bastisja u krye të mërkurën e kaluar në hotelin me pesë yje Le Royal Monceau në Paris.
Advertisements
Sipas The Sun, një grup personash hipën me shkallë nga pjesa e jashtme e ndërtesës dhe përmes çatisë hynë nga një derë e hapur e ballkonit. Katër dhoma të tjera u vunë gjithashtu në shënjestër nga hajdutët që morën gjëra të vlefshme me vlerë mijëra stërlina.
Një kliente femër e hotelit zbuloi se vathët, gjerdani dhe paratë e saj mungonin kur ajo u kthye.
Advertisements
Ajo i tha The Sun: “Të paguash kaq shumë para për një vend në qendër të Parosot dhe të mendosh që është i sigurt, por në fakt ke dikë që ecën nëpër dhomë, kjo është shumë shqetësuese.
Policia na tha se panë dy burra me një çantë në çati në kamerat e sigurisë por ata nuk mund t’i identifikonin, ndërsa nga i njëjti hotel u raportuan edhe tre të grabitur të tjerë veç Messit.
“Është e qartë se ka pasur një shkelje shumë serioze të sigurisë dhe po hetohet,“- tha një zëdhënës i Policisë për mediat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!