“Finalja” me Poloninë/ Federata Shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët: Nuk do të lejoheni brenda në stadium nëse…

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare, rregullat që duhet të respektojnë të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e sotme, në ndeshjen kundër Polonisë.

Advertisements

Federata u bën me dije tifozëve se hyrja në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë që nuk do të lejohen sendet e forta si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike.

Gjithashtu nënvizohet se fëmijët nën moshën 16-vjeç, të cilët nuk do të jenë nën shoqërinë e prindërve nuk do të lejohet të hyjnë në stadium.

Advertisements

Njoftimi i Federatës Shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.

– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj

– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE bujshme! Ja kush janë 3 të famshmit që do i bashkohen sonte spektaklit të ‘Big Brother’
Artikulli tjetërTronditet Kombëtarja shqiptare, titullari humb ndeshjen me Poloninë