Fiksimi për një femër ”ha kokën” e 3 policëve/ Marrosja e efektivit pas një vajze me Toyota, ‘merr në qafë’ dhe dy kolegët e tij (EMRAT)

Faxweb.al zbardh dosjen hetimore në lidhje me disa arrestime të punonjësve të Policisë në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Zanafilla e 3 arrestimeve në Tiranë e ka pikënisjen te një efektiv policie, i cili marroset pas një vajze dhe i kërkon të dhënat kolegëve të tij që ta ndihmojnë për ta gjetur. E vetmja e dhënë që ai kishte në dispozicion është një targë dhe lloji i makinës.

Advertisements

Në dosje thuhet se efektivi i policisë Durim Murja ka marrë një telefonatë në datën 8 Gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar që ti gjejë të dhënat e pronares së makinës që kishte parë në një lavazh, dhe duket se i kishte mbetur fiksim.

Advertisements

Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, ndërkohë që kolegu i tij kishte hezituar që të hynte në sistem për ti marrë këto të dhëna.

Pas këmbënguljes së vazhdueshme të Burrit, Murja ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari, nëse mund ta ndihmonte duke e bërë në këtë mënyrë pjestare në krim. Hamollari dhe Murja i sigurojnë Burrit dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Në dosje thuhet se është marrë në pyetje dhe vajza që drejtonte mjetin e shumëkërkuar prej policëve, e cila është shprehur shumë e frikësuar nga nxjerrja e të dhënave të saj personale, pikërisht nga punonjës të policisë së shtetit.

Murja dhe Burri janë vënë në pranga nga policia, ndërkohë që për efektiven Hamollari është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJeni me fat nëse njihni ndonjë të tillë! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do t’ju gjenden pranë për çdo hall që keni
Artikulli tjetër“Alitalia” falimentoi, stjuardesat zhvishen në mes të sheshit në shenjë proteste (FOTO)