E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë arbitri 24-vjeçar

Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar. Arbitri Daniel Aliaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmin e bëri publik Federata Shqiptare e Basketbollit me anë të një postimi në “Facebook” ku arbitrin e vlerësojnë si një djalë i cili ishte shumë energjik dhe kishte shumë ambicie.

Advertisements

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT –

Advertisements

“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!

Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje të frikshme te Komuna e Parisit! Mercedesi luksoz del nga rruga dhe përfundon në dyqan, shoferi “ia mbath” pas aksidentit
Artikulli tjetërNAMI në ‘Big Brother VIP’/ Këngëtares i del gjoksi kur po … (Foto)