E trishtë/ Humbi jetën në aksident, qindra persona i japin lamtumirën e fundit 11-vjeçares shqiptare (emri)

Është përcjellë në banesën e fundit 11 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në një aksident tra gjik në Itali.

Advertisements

Kanë qenë të shumtë pjesëmarrësit që i janë bashkuar ceremonisë mortore që u mbajt ditën e martë për vogëlushen shqiptare.

Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardhë e të verdhë që shkonin drejt qiellit. Të gjithë prisnin që Emanuela Brahja të kishte një jetë të gjatë përpara, por fatkeqësisht gjithçka u shua nga një ak sident rrugor në Padova, ku shqiptarja jetonte me familjen.

Advertisements

Një varrim tragjik, dhimbja e të cilit nuk mund të përshkruhet dot për babain e vogëlushes, Agronin, mamanë e saj Esmeraldën, për vëllain dhe motrën e saj, për komunitetin shqiptar dhe për të gjithë banorët e Campodarsego.

Mbi një mijë persona mendohet se kanë qenë në varrimin e 11-vjeçares, mes tyre edhe kryebashkiaku Valter Gallo. Funerali për Emanuelën u realizua në kishën e qytetit, në një ambient të hapur. Prindërit e saj donin që varrimin e vajzës së vogël ta kryenin aty ku ajo lindi dhe jetoi derisa jetën ia mori aksi denti tr agjik.

Dhimbja ka pushtuar të tërë komunitetin. Mediat shkruajnë se edhe prifti u përfshi shumë nga emocionet saqë në një moment iu desh që të ndalonte një prej predikimeve. Trishtimi u shtua kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës.

“Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi. Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat”, tha një prej mësueseve të saj e cila lexoi një poezi.

Të dhimbshme edhe kujtimet e një prej shokëve të saj. “Nuk ka asgjë më të dhimbshme. Ne duhet të bëjmë paqe me faktin që nuk do kthehesh më. Jeta është si piano, çelësat përfaqësojnë lumturinë, çelësat e zinj trishtim. Ema shkroi në një temë se cilado qoftë rruga e jetës, kujtoni se edhe çelësat e zinj përdoren për të bërë muzikë”, tha një prej shokëve të saj të klasës.

E trishtë ishte edhe fjala e dekanit të instituti ku ajo mësonte. “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Do të jesh qielli që do të ngrohë çastet e errëta, dritë në buzëqeshjet tona, yll që ndriçon natën dhe që na udhëheq në rrugën e jetës”, tha ai.

Lutje në këtë funeral pati edhe për personin që përplasi Emanuelën në mënyrë që të gjejë qetësi dhe forcë për të vazhduar jetën e tij në familje dhe komunitet. Emanuela Bahja u aksidentua më 11 Tetor. Ajo u përplas nga një furgon teksa po bënte xhiro me biçikletë. Vogëlushja u shtrua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar dhe për pajojë ndërroi jet

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Gjendet një burrë me kokë të prerë, policia nis kërkimet për autorin e armatosur
Artikulli tjetërPamje spektakolare vijnë nga “NASA”, shikoni si duket Shqipëria nga hapësira (VIDEO)