E rëndë! Kërcënohet me jetë prokurorja shqiptare në SHBA: Po vijmë ku*vë”!

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërcënuar me vdekje, pasi ndoqi penalisht dhe kërkoi dënimin me bu rg për një burrë, i cili u arrestua pasi po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij.Ka qenë vetë prokurorja e Loudoun-it me origjinë shqiptare, Buta Biberaj, e cila ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, duke u shprehur se ka marrë me dhjetëra telefonata kërc ënuese.

Advertisements

Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit, që i përkasin krahut të djathtë, si prokurore emigrante, e cila ka shënjestruar babain e një vi ktime përdh unimi në shkollë.

Ajo është kritikuar edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se prokurorja e Loudoun-it shënjestroi familjarët e vikt imës.

Advertisements

“Kam marrë me dhjetëra kër cënime me vd ekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërc ënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo, raportojnë mediat e huaja.

Biberaj pretendon se kërcënimet me vdekje janë shtuar shumë gjatë tre javëve të fundit.

“Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para”, ka thënë ajo.

Prokurorja me origjinë shqiptare beson se telefonuesit kanë qëllim ta vrasin atë. Autoritetet po hetojnë rastin nuk japin të dhëna nëse deri më tani është arrestuar ndonjë person.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbrëmë u pajtuan dhe i dhanë shanse njëri-tjetrit për ribashkim, por askujt nuk i kishte rënë ne sy ky detaj që tregon gjithçka mes Borës e Donaldit
Artikulli tjetërKeni rënie të flokëve? Ja 5 ushqimet që do ju vijnë në ndihmë për problemin tuaj