Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur këtë pasdite në Lushnjë.
Advertisements
Policia njofton se rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, një 55 vjeçar duke drejtuar kamionin, ka aksidentuar një këmbësor rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!