E pazakontë/ Një person kërkon të infektohet me COVID-19, ai thotë se do të paguajë për infektuesin

Në rrjetin social Facebook është duke qarkulluar një shpallje e një qytetari nga Serbia i identifikuar si Dalibor, i cili është zotuar se do ta shpërblej me 5.000 dinarë (42 euro) këdo që do ta infektojë me COVID-19.

Advertisements

Mund të tingëllojë paksa e çuditshme dhe e pabesueshme, por në tekstin e shpalljes thuhet se kandidati duhet të ketë testin pozitiv PCR, dhe duhet të takohen në një hapësirë të përbashkët ku do t’i kalonin 15 minuta bashkë, me qëllim që kandidati të mund t’i kollitet në fytyrë.

“Paguaj 5.000 dinarë që dikush të më infektoj me coronavirus. Kandidati duhet të ketë testin pozitiv PCR, me të cilin dëshmohet se është pozitiv. Nevojitet vetëm që të qëndrojmë në të njëjtën hapësirë për 15 minuta dhe të kollitet në mua, me qëllim që të infektohem sa më shpejtë”, thuhet në shpallje.

Advertisements

Sipas autorit të shpalljes, këtë po e bën me qëllim që të infektohet dhe më pas të shërohet nga COVID-19, dhe të mund pas orës 22:00 të lëviz nëpër qytetet e Serbisë me testin negativ (qe e ka kaluar COVID-19). E një prej arsyeve tjera është që po ka frikë të vaksinohet kundër COVID-19.

E të gjithë të interesuarit mund t’i shkruajnë edhe në adresën private elektronike, ku mund të japin detajet e kërkuara. Por, kjo shpallje ka nxitur reagime nga më të ashprat nga qytetarët e Serbisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCilët janë dy bakteret e rrezikshme që helmuan 500 persona në Krujë, ndodheshin në ujë…
Artikulli tjetërNuk do i besoni dot syve! Ja si dukej Wanda Nara para operacioneve plastike (FOTO)