E FUNDIT/ Ushtria merr urdhrin të përgatitet për luftë, e gjithë bota po mban frymën

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në kulmin e tyre, ndërsa mediat shtetërore që janën nën kontrollin e Partisë Komuniste kërcënojnë me luftë. Sëfundmi, “Global Times”, media e lidhur me qeverinë kineze që publikon në anglisht shkruan se ushtria është vënë në gjendje alarmi pas një urdhri të Shtabit të Përgjithshëm për të qenë gati për luftë.

Advertisements

Armiku është Tajvani dhe Kina nuk ka reshtur së kërcënuari dhe kërkuari që ishulli rebel të bashkohet pas disa dekadash të ndarë që prej kohës kur në Kinë erdhën në pushtet komunistët me në krye Maon.

Krahas ushtrisë së Kinës, në gjendje alarmi është edhe ushtria e Tajvanit, e cila ka armatim amerikan dhe mbështetet fuqishëm nga këta të fundit si një kundërpeshë ndaj hegjemonisë së Kinës në rajon..

Advertisements

Ekspertët paralajmërojnë se në rast të një konflikti mes dy shteteve, të dyja ushtritë do të përsojnë humbje serioze pasi Tajvani ka një terren të përshtatshëm për luftë guerrile. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSulmohen me granata policët e Kosovës në pikën e kalimit kufitar
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Hapen kutitë e para në Prishtinë, sa vota morën secili kandidat